Unë nuk e di se në ç’mënyrë tjetër të të dua

Jüri Talvet

Sot në Stokholm borë e dendur bie.

Sigurisht që përpara se të hedhin hapin për në rrugë

Vendasit mbështillen me pallto të trasha e të leshta dhe nga rrobat

e pastra të pambukta e të ngrohta të saponxjerra nga garderoba.

Në të njëjtën kohë në Polinezi dielli shkëlqen

dhe gjenitalet e njerëzve atje mbulohen

vetëm nga një gjethe e hollë jeshile e këputur nga një shkurre

pas kasolles me një lehtësi të tillë sa një suedez mund të mbyllë

një kopje të Dagens Nyheter[1] të lexuar

përpara një filxhani kafeje dhe ta fusë atë në një xhep ta palltos

rrugës për në punë

Në restorantin e hotelit të qytetit një grua

polineze me një bisht të trashë flokësh pastron tavolinën

aeroplanët e SAS[2] transportojnë grupe të organizuara turistësh

suedezë të dalë në pension në Qipro dhe Dubai

ku kofshët vulgare të të dashurave

të rusëve të pasur i xhindosin gratë e vjetra suedeze

dhe i bëjnë zemrat e burrave suedezë të kërcejnë

Bora dhe akulli në flamurin e Drottninggattan[3]

ngadalë mpaken, ndoshta sepse

nën to ajo ngrohtësi që mbetet

nga stomakët në dyqanet dhe restorantet aty afër rrjedh

Të rinjtë suedezë në muzeun nordik mblidhen rreth

një fotoje në të cilën (si për një sqarim të ngjarjes

në këtë kryeqytet evropian të vitit) përshkruhet

artin polinezian i tatuzheve, duke theksuar sa ekspresiv

mund të jetë diskursi i trupit (një modele e gjallë suedeze –

një djalë i ri memec, i ngjyrosur me shirita në bel –përpiqet

të komunikojë me publikun përmes shenjave duke fshehur

mornicat e tij të bardha)

Por në rrugë dimri këmbëngul

E unë nuk di në ç’mënyrë tjetër të të dua

Frika shenjon kufirin e saj përmes palltove të trasha,

trupat e mirushqyer dhe dëshirat sekrete që fshihen

në to, përmes një tjetër kufiri në mes

dy grumbujve me numra vitesh si shtresa e lehtë

e akullit në Drottningattan nën shollën e fortë prej gome shkrin.

[1] Gazetë suedeze

[2] Shkurtim i Scandinavian Airlines

[3] E quajtur “Rruga e mbretëreshës” në Stokholm

Jüri Talvet përfaqëson figurën e plotësuar të intelektualit ndërkombëtar, duke qene njëherësh poet, eseist, kritik letrar, përkthyes dhe profesor. Lindi më 17 dhjetor 1945 në Pärnu të Estonisë. Në vitin 1974, fillon mësimdhënien në lëndën e “Historisë letrare perëndimore” në Universitetin e Tartu-së. Doktorohet në universitetin e “Shën Petërburgut” në 1981. Që nga viti 1992, është profesor i “Letërsisë botërore”, drejton “Shoqatën estoneze të letërsisë së krahasuar”. është redaktor i “Interlitteraria-s”, revistës ndërkombëtare të letërsisë së krahasuar, etj. Përveç kontributit të tij shumë të rëndësishëm akademik,Talvet është përkthyes i veprave nga autorë të njohur si Francisco de Quevedo, Gabriel Garcia Marquez, etj. Veprat e tij kryesore janë Äratused (“Zgjimi”, 1981), Teekond Hispaaniasse (“Një udhëtim për në Spanjë”, 1985) “Ambur ja karje” (“Shigjetari dhe britma”, 1986), Hispaaniast Ameerikasse (Nga Spanja në Amerikë”, 1992), Eesti eleegia ja teisi luuletusi (“Elegji estoneze dhe poema të tjera”, 1997), Unest, lumest (“Ëndrrave, borës”, 2005), Sümbiootiline kultuur (“Kultura simbiotike”, 2005), etj.

Jüri Talvet është fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare të tilla si çmimi poetic  “Juhan Liiv” (1997), Urdhri i Yllit të Bardhë  i Republikës estoneze  (2001), Medalja e Tartu-së (2008), Urdhri i Qarkut të Alatskivi (2015), etj. Në vitin 2011 ai u bë një anëtar aktiv i Akademisë Ndërkombëtare Lindje-Perëndim (Rumani), ndërsa që nga viti 2016 është anëtar i Akademisë evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *