Fëmijëria është terreni ku do të ecim për gjithë jetën tonë

Nga Lira Gjika
Ekspozimi i shpeshtë i fëmijëve, ndaj formave të ndryshme të dhunës në familje, nga e figurat, që fëmija u referohet dhe janë modeli, që ai apo ajo dëshiron ti ngjajë, ka efekte shkatërruese dhe mundet të dëmtojë seriozisht mirëqënien, zhvillimin personal dhe ndërveprimin social të fëmijës si në fëmijëri, po ashtu edhe kur të jetë i rritur.
Këta fëmijë jetojnë në një gjëndje alarmi të përhershme, pasigurie, frika dhe ankthi, si dhe një miksim i inatit, turpit dhe poshtërimit. Shpesh zhvillojnë shqetësime të stresit posttraumatik dhe shenjat janë, pagjumësi, mungesë koncentrimi, rendiment të ulët në shkollë, zhvillim i vonët, zvogëlim i kapacitetit njohës, defiçit përqëndrimi dhe hiperaktivitet, somatizime të ndryshme sidomos gastrointestinale, dheimbje koke, enuresis nocturne, trishtim, depresion, zemërim.
Ky kontigjent fëmijësh mund të zhvillojë sjellje të përkujdesit dhe bëhen mbrojtës të viktimës, duke vënë në veprim shumë strategji, si të kontrollojnë se kush i bie ziles te porta, përgjigjet në telefon për të filtruar telefonata, kujdeset për prindin e dhunuar, duke refuzuar të ndahet prej saj dhe kontrollon aktivitetin e saj. Ajo që e komplikon kuadrin psikopatollogjik, është mbajtja “sekretit” e situatës, që shpesh është e imponuar nga viktima. Gjithashtu edhe frika nga dhunuesi, që kontrollon gjithë veprimet dhe mendimet si të viktimës, në këtë rast e gruas, po ashtu edhe të fëijës apo fëmijëve. Si pasojë e kësaj mënyre të jetuari, gjithë frikë dhe duke fshehur realitetin nga të tjerët, pra mbajtja secret, çfaqen shenjat e sindromës obsesivo compulsive.
Në adoleshencë hasen vazhdimisht sjellje të karakterizuara nga agresiviteti, si forma autoshkatërruese, po ashtu edhe agresivitet ndaj të tjerëve, brënda dhe jashtë familjes. Kjo sjellje gjithashtu shoqërohet me një deficit në kontrrollin e impulsive.
Simtomat që përshkruam kanë një përgjigje biologjike: ekspozimi ndaj dhunës rrit sasinë e hormoneve të stresit, (në mënyrë të veçantë kortizolin) që janë neurotoksikë. Kortizoli i tepërt bën të zvogëlohet volumi i trurit dhe provokon defiçite në funksionimin konjitiv apo njohës, e bën inefiçent hipokampusin, qendrën e memorjes, të integrimit të kujtimeve dhe emocioneve, si dhe ngacmon amygdalën që është qëndra zona e frikës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *