Për ty dashuria ime

Shkova në tregun e zogjve,
dhe bleva zogj për ty,
Dashuria ime.
Shkova në tregun e luleve,
dhe bleva lule për ty,
Dashuria ime.
Shkova në tregun e hekurishteve,
dhe bleva zinxhirë,
zinxhirë të rëndë për ty,
Dashuria ime.
E paskëtaj,
shkova në tregun e skllevërve,
dhe ty po të kërkoja,
por nuk të gjeta,
Dashuria ime.

Jacques Prévert

Përktheu: Tobias Xhaxhiu


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *