Në Tiranë ka vetëm tiranë 

Tirana-Old-Bridge

 

 

 

 

 

 

 

 

Fatos Arapi

Në Tiranë ka vetëm tiranë,
Në Tiranë të vrasin të gjithë
një shëtitje me veten të vret.
Mos e ndill kujtimin në Tiranë,
është tmerrësisht i pamëshirshëm. -Të vret.
Mos guxo ta shohësh në sy lirinë në Tiranë,-
dielli i syrit shuhet, shkërmoqet e zbehet.
Ti i barabartë me lirinë? – Mos e beso!
Liria të vret.
Hipokrite shpresa sy-picigjatë e Tiranës
ti i vdekur-e ajo me gojën e saj të jep frymë,
të ngjall që sërish ty të vrasë-të vret.
Është tjetër,tjetër trishtimi i tetorit në Tiranë,
vjen duke ikur-të vret.
Si krye-engjëlli, Sovrani i zymtë, ferrin e tij-
e dua Tiranën se të vret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *