Probleme ndriçimi

Ervin Hatibi 
Thithe cigaren, të bëhet dritë
Tregomë se jeta është rrotull
Pastaj jetën mbushe me tym
Thithe cigaren, bëj dritë me frymë, pak
Me këtë kraharorin tënd të zbutur
Hapje-mbyllje sysh ndriçimi
Ne ulur përdhe
Hijet lindin e largohen duke vjellë e duke u rrëzuar
Ti përgjysmë e zhveshur si një rrënjë
Si një femijë i prapë, por me fat
Ti kam fituar të gjitha kopsat në lojë
Prek mishin tënd, gishtat na takohen në fyt të shishes
Këtu ka errësi, mishi yt fryhet si velë
Thithe cigaren, ose le të presim
Të kalojë edhe një makinë
Me plumba drite ti vret veten
Të gjitha kopsat t’i fitova
Rrobat nuk pipëtijnë
Fytyra jote nuk jeton
Fytin tim nga brënda e ndriçon
Barku yt i vogël bardhë e zi.
27 shkurt 1993,
   “Gjashta maç” (1995

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *