Agim Pipa: Ditën e varrimit të Kodrës Pacolli tha se po plotësonte amanetin e tij për tu prehur në Ishëm

kodraU bene 10 vjet qe gjeniu i penelit shqiptar, postkubisti i fundit Ibrahim Kodra, mbylli syte dhe nga data 6 janar e vitit 2006, ai prehet ne Ishem, ne nje varr modest, realizuar nga ishKomuna Ishem, populli i Ishmit dhe dashamiresit e tij afer dhe larg Shqiperise. Me kete rast, une, si gazetar dhe deshmitar ne diten e varrimit te Kodres se madh, kujtoj qe, diten e varrimit, vec miqve te tij te shumte nga Milano, ku Ai jetoi per me shume se gjysme shekulli, vec perfaqsuesve te Ministrise se Kultures se asaj kohe, ne nje interviste dhene per mediat shqiptare gjate homazheve, miku i tij i ngushte, biznesmeni dhe ishpresidenti i Kosoves Behxhet Pacolli, u shpreh: “Me sjelljen e vllaut tim Ibrahimit ketu ne Ishem, ne po plotesojme amanetin e tij, per ta varros ne vendlindje.” Sipas banoreve te vjeter ishmake dhe miqve te tij por edhe te familjareve, qe jetojne ende ne Ishem, fjalet dhe amaneti i Kodres ishte: “Me varrosni ne Ishem, ne nje vend ku une mund te shoh kalane, detin dhe Krujen” Eshte pikerisht vendi, ku ai prehet qysh prej vitit 2006; ballperballe me kalane dhe me detin dhe, ne te majte te tij, ai sheh Krujen e Skenderbeut. Kronikat e mjaft televizioneve nga dita e varrimit te Kodres sone te madh dhe me fjalen e Pacollit, shpresoj te jene ne arkivat e tyre, si deshmi te amanetit te gjeniut te piktures, Kodres se madh, vazhduesit te genit artistik te Jan Kukuzelit, durrsakut qe la si pjese te artit te tij mjaft afreske ne kishat romaneze te Vatikanit; te genit artistik te Onufrit te se Kuqes shqiptare; te David Selenicasit dhe Kole Idromenos, ikonave te pavdekshme te artit pamor shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *