Një udhëtar humbi…

Jonida Hitoveizi
Oh, çdo ditë dhomëzave kujtimesh të vjetëruara
gjej figura, mure të verdhë dhe dete me rërë të kuqe
Të pata kërkuar dikur edhe ty
nëpër kohën që duhet të kishim qenë bashkë
Arrita një port të largët,
me varka peshkatarësh të padukshëm,
si guaska të zbrazura prej vetvetes
Oh, ç’zhgënjim që ish!
Fillikat anës detit qëndroje ti,
me tjetër shtat, tjetër zë, me duar të tjera rënduar prej burrërisë, prej erës së detit
Madje dhe goja herë-herë hapej e mbyllej
si shkumëzima e një vale që s’di ku të përplaset
Ti nuk e dije se unë të kërkoja, ndërsa unë..
Unë më nuk dija e po aq çuditërisht të dëshiroja
Kalipson, Kalipson,
shoh përkulur në prag të derës së shpellës që pat ngritur mbi rërën e kuqe
Nga deti një shenjë, një fjalë a shkulmim pret
për fatin e udhëtarit që përcolli  tek një tjetër grua!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *