Dritë, paqe, dashuri

Housman, Laurence

Paqja shikoi poshtë
dhe pa luftën,
“Dua të shkoj atje,” tha paqja.

Dashuria shikoi poshtë
dhe pa urrejtjen,
“Dua të shkoj atje,” tha Dashuria.

Drita shikoi poshtë
dhe pa errësirën,
“Dua të shkoj atje,” tha drita.

Kështu u shfaq drita
dhe shkëlqeu.

Kështu u shfaq paqja
dhe ofroi prehjen.

Kështu u shfaq dashuria
dhe solli jetën.

Housman, Laurence. – Shkrimtar anglez (Bromsgrove 1865 – Glastonbury 1959), vëllai i Alfred Edward. E jithë vepra e tij letrare (rreth 80 vëllime, midis të cilëve janë përfshirë edhe romane, poezi, ese dhe drama) ruan një paraqitje të shekullit të nëntëmbëdhjetë, dhe limitet e prodhimit të tij shumë të pasur nuk janë gjithmonë të shpenguara nga fuqia e frymëzimit. Ai është i njohur mirë si një dramaturg.
Përktheu Faslli Haliti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *