Valbona Imami: Shqipëria socialiste më dinjitet se sot

Aktorja Valboba Imami ka bërë një krahasim mes kohës në Shqipërinë socialiste (lexo komuniste) dhe Shqipërisë sot. Jo pa irritim, Imami thotë se atëherë kishte më shumë dinjitet. Më poshtë postimi i saj: Përjashto krimet dhe luftën e klasave të paarsyeshme (që sajoi dhe mbarështoi dhe spiunë, shpifësa); përjashto dhe paaftësinë përballë sfidës “për të harmonizuar raport mes pronës private dhe asaj shtetërore”(në vend që eleminimin e njërës kundrejt tjetrës), Shqipëria e varfër ish-socialiste qëndron me shumë dinjitet në raportet morale sociale dhe familjare me gjithë vendet për të qenë në botën e sotme moderne dhe të traditës. Mbrojtëse dhe krijuese!
Unë e kam thënë e kam dëshirë ta përsëris: barazia gjinore në çdo vend tjetër përveç vendeve të ish-kampit socialist a të kampit ish-socialist është MIT.
E them jo pa krenari këtë, të mos them në ca elementë thjesht me nostalgji. Pra: të mos na hutojë e të na vërë përfund pahirshëm metamorfoza e asnjë lloji. Përkundrazi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *