The Telegraph: Plazhi i Ksamilit në Sarandë, mes 20 plazheve europiane që duhen vizituar në maj

Plazhi i Ksamilit në Sarandë renditet mes 20 plazheve europiane që sugjerohet të vizitohen gjatë muajit maj nga prestigjozja britanike “The Telegraph”.

“Shqipëria tregon anën e saj më të mirë në këtë liman në fshatin Ksamil, nëntë milje në jug të qytetit turistik të Sarandës”, thuhet në shkrimin e The Telegraph.

Dhe një herë konfirmohet se sezoni i pushimeve nuk është më 3 muaj, por është zgjeruar nga muaji maj deri në fund të tetorit.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në një postim në rrjetin social “Facebook”, thotë se sfidë është ofrimi i shërbimeve sa më cilësore për turistët.

MZHETTS bën të ditur se javën tjetër, më 27 mars nis aksioni i pastrimit të plazheve në wordpress gjithë Shqipërinë, nën moton “Pastro 1 plazh”./ATA

http://www.telegraph.co.uk/travel/beach-holidays/best-beaches-in-europe-for-may/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *