Letërsia e angazhuar dhe diskriminimi gjinor përballë shkrimtareve shqiptare

Mbahet këtë javë diskutimi me temë “Ҫështja e gruas & letërsia”, në kuadër të takimit të parë të “Klubit të librit për diversitetin”.

Ky klub është një nismë e Botimeve Pegi (e mbështetur nga Ministria e Kulturës) dhe ka për qëllim t’i bëjë jehonë letërsisë “së angazhuar” duke e përdorur atë për të rrokur dhe dekonstruktuar fenomene të ndryshme shoqërore dhe politike. Fenomeni i diskriminimit gjinor në hapësirën mbarëshqiptare do të paraqitet nën optikën e letërsisë shqipe dhe asaj të huaj.

Shkrimtare të ndryshme do të vendosen përballë të njëjtit realitet diskriminues. Gjendja e vajzave dhe grave shqiptare do të sillet në vëmendje nga personalitete të fushës së letrave dhe kulturës. Në takim do jenë të ftuar gazetarë dhe me pjesëmarrjen virtuale të shkrimtares Elvira Dones dhe fjalën hyrëse nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, literatura e sugjeruar si bazë diskutimi: – “Yjet nuk vishen kështu”, Elvira Dones. – “Muza e haresë”, Goliarda Sapienza, përktheu Aida Baro. – “Mikesha gjeniale”, Elena Ferrante, përktheu Albana Nexhipi. – “Vajzat e rritura nuk qajnë”, Fay Ëeldon, përktheu Ilir Baçi. – “Rrëfenja e shërbëtores”, Margaret Atëood, përktheu Ëngjëllushe Shqarri. – “Gruaja e thyer”, Simone de Beauvoir, përktheu Amantia Kapo.

‘Klubit i librit për diversitetin’ diskuton për temën “Çështja e gruas dhe letërsia”, organizuar nga Botime Pegi, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, në mjediset e librarisë Friends Book House, në datën 30 mars 2017 (e enjte) në orën 18:30. Ky takim ka për qëllim të paraqesë përshtypjet, analizat dhe reflektimet e të ftuarve dhe publikut rreth gjendjes së gruas në hapësirën shqiptare, me letërsinë si ndërmjetësuese. Disa prej çështjeve që do të diskutohen janë: • Sa afër dhe sa larg janë vajzat dhe gratë shqiptare sot nga personazhet e autoreve të sugjeruara si bazë diskutimi? • Çfarë e bashkon dhe çfarë e ndan realitetin nga letërsia? • Si na ndihmon letërsia t’i thyejmë zinxhirët shoqërorë dhe t’i tejkalojmë ato norma që shkojnë në kundërshtim me të drejtat e njeriut? • Në ç’mënyrë e ka kufizuar gruan shqiptare tradita patriarkale? • A ka patur një ndryshim konkret në realitetin e grave në Shqipëri në 25 vitet e fundit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *