Terapia e muzikës. Tinguj për mendjen, tinguj për trupin

Fuqia e muzikës është e njohur prej kohësh. Pavarësisht tonalitetit elegjiak apo frymëzues, muzika ka ndihmuar gjithmonë si në përmirësimin e gjendjes shpirtërore, ashtu edhe të asaj fizike. Ndikimi i saj i pazakontë ndaj ndjenjave dhe mendjes, e bën muzikën një element kurativ natyral.
Nga ana tjetër, si praktikë moderne, terapia nëpërmjet muzikës mund të shihet si një ndërhyrje klinike me qëllime të përcaktuara, e cila mund të përfshijë kompozimin, dëgjimin apo edhe thjesht diskutimin në lidhje me të. Në një aspekt aktiv, terapia e muzikës përfshin luajtjen e instrumenteve, ndërsa terapia pasive nënkupton shfrytëzimin e muzikës për të ndryshuar gjendjen mendore dhe kiminë trupore të pacientit. Në kushte të caktuara, terapia e muzikës mund të rregullojë rrahjet e zemrës, të nxitë trurin dhe lehtësojë ankthin dhe stresin. Por, ndërsa vetë muzika ka aftësi terapeutike, ka një dallim midis aspektit individual dhe përdorimit klinik të saj. Kjo e fundit përbën një disiplinë shkencore të mbështetur mbi studime nga profesionistë të fushës.
Muzika dhe depresioni
Ndonëse nuk kam marrë kurrë pjesë në terapi klinike përmes muzikës, më është dashur të dëgjoj muzikë për të mposhtur depresionin. Gjatë trajtimit të kancerit në moshën 20-vjeçare, muzika ishte për mua një rrugëdalje nga atmosfera përgjithësisht depresive. Kompozimet e stilit Barok qenë një lloj ngushëllimi gjatë kimioterapisë. Duke dëgjuar pjesët e kompozuara nga Bahu, arrita një lloj lehtësie të qenies, pavarësisht situatës së rëndë në të cilën gjendesha.
Megjithatë, përtej shembullit personal, ka një fushë të vërtetë kërkimesh shkencore në lidhje me terapinë e muzikës dhe ndikimin e saj ndaj depresionit. Një studim i vitit 2017, drejtuar nga Daniel Leubner trajton efikasitetin e muzikës në trajtimin e depresionit. Sipas tij, muzika klasike, por edhe të tjerë zhanre mund të zbutin depresionin klinik, si edhe të gjenerojnë efekte psikologjike pozitive.
Sutdimi i Leubner thekson se, kompozime të një ritmi më të ngadaltë e me nivele frekuence të ulëta gjer në mesatare rezultuan më qetësueset për pacientët gjatë studimit. Muzika klasike, por edhe zhanre të tjera që ruajnë një stil të qetë e pa kreshendo, arrijnë të pakësojnë stresin dhe të ndihmojnë në çlirimin e neurotransmetuesve që ulin nivelet e stresit.
“Është e qartë që muzika mund të rritë ndjesitë pozitive,” thotë Leubner. “Nga një këndvështrim biokimik kjo lidhet me endorfinat dhe neurotransmetues të tillë si serotonina dhe dopamina. Sigurisht, nevojiten studime të mëtejshme që përfshijnë edhe specialistë të fushës së endokrinologjisë.”
Xhaz i improvizuar
Arkitektura terapeutike komplekse e muzikës xhaz është e dokumentuar shkencërisht dhe bën pjesë në ndikimin shërues të muzikës. Xhazi dhe muzika e improvizuar mund të ulin stresin, përmirësojnë komunikimin dhe dëmtimet neurologjike. Lirshmëria e xhazit në veçanti idhet me historinë e ndërlikuar socio-kulturore wordpress të kësaj rryme muzikore, por edhe me aspektin e improvizimit.
Eksperimentimi elegant i xhazit të improvizuar ka sigurisht edhe një lloj ngjashmërie me përdorimin e ritmit dhe tingullit në një kontekst klinik. Bashkëpunimi dhe improvizimi midis muzikantëve forcon ndjesinë e të qenit pjesë e grupit dhe kjo ndodh edhe me pacientët, të cilët dëgjojnë këtë lloj muzike. Kjo lloj lirshmërie krijon jo vetëm një komunitet muzikantësh, por edhe dëgjuesisht, të cilët mësojnë të mbështeten tek njëri tjetri.
Kënaqësia e improvizimit
Në kontekstin e xhazit, por edhe improvizimi në muzikë në përigjthësi, stili është krejt i hapur dhe i papërcaktuar. Improvizuesit hyjnë së bashkë në një territory të panjohur si grup, por edhe si individë. Ky spontanitet mund të shihet shpesh si ligjërimor, ndërsa struktura e lirë dhe gjendja mendore gjatë dëgjimit të muzikës rrit përqëndrimin dhe vëmendjen. Ky lloj aspekti muzikor krijon ndjesinë e shkëputjes nga trupi dhe format e paracaktuara të mendimit, si edhe çliron kreativitetin e fshehur.
Brenda kontekstit të terapisë muzikore, improvizimi aktiv duket të ketë një sërë përfitimesh, të cilat përfshijnë: shërimin e dëmtimeve neurologjike, uljen e stresit dhe ankthit, efekte rigjeneruese ndaj shëndetit mendor si edhe përmirësimin e komunikimit dhe vëmendjes tek fëmijët me autizëm. Një studim nga MacDonald & Uilson tregon se, “improvizimi mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e simptomave të depresionit dhe humorit të keq, por edhe në procese fiziologjike si rregullimi i niveleve të stresit.” Sipas këtij studimi, improvizimi muzikor ka katër tipare dalluese, që spiegojnë edhe pasojat e saj. Ato janë përkatësisht, “potenciali i lidhjes së proceseve të ndërgjegjshme me ato të pandërgjegjshme; ndërveprimi shoqëror joverbal dhe përjetimi i ndërveprimit krijues; kapaciteti për të shprehur emocione të vështira dhe të ndrydhura pa patur nevojë t’i artikulojmë nëpërmjet fjalëve.”
Efektet pozitive të muzikës janë gjithashtu pjesë e përjetimeve emocionale dhe shkëputjes, që kjo lloj terapie mundëson. Pavarësisht gjendjes psikologjike, rrymës muzikore, përdorimit klinik ose individual të saj, nëpërmjet muzikës ne arrijmë të jemi njëkohësisht të përqëndruar dhe të shpërqëendruar, ç’ka përbën një nga paradox neurobiologjik./Përshtati për Gazetapasqyre.al Bjorn Runa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *