Të zhgënjyerit- rreziku potencial që i kanoset turizmit në Shqipëri

1 milionë euro ka dhënë qeveria gjermane për një projekt të promovimit të turizmit shqiptar në rajonin e bregdetit të jugut.

Drejtori i Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Hans-Juergen Cassens thotë se Shqipëria ka potenciale të mëdha turizmi, por vuan mungesën e larmishmërisë dhe po ashtu rrezikun që të zhgënjyerit nga turizmi shqiptar ta përhapin shpejt lajmin.

“Padyshim, rajoni bregdetar jugor ka një potencial të jashtëzakonshëm që është për t’u vlerësuar dhe përzgjedhur. Në fshatrat larg brigjeve të detit vështirë se ka patur ndonjë aktivitet dhe shërbime turistike, përveç disa grupeve të pakta që organizojne ecje dhe shumë pak vizitorëve në disa prej fshatrave. Nuk ka ende ndonjë histori suksesi larg prej zonave ku janë plazhet. Ne kemi nevojë për të mos harruar që turistët, që janë zhgënjyer nga një destinacion turistik, do të përhapin mesazhin shumë shpejt. Asetet, për të cilat po flasim duhet të harmonizohen me standardet wordpress e shërbimit dhe aktivitetet turistike. Një kërcënim për përfitime të qëndrueshme nga turizmi është zhvillim i pakontrolluar që ka përkeqësuar pjesë të bregdetit, por natyrisht edhe kushtet e mjedisit, sidomos mbetjet e ngurta dhe ujrat e zeza në disa zona”, shprehet Casens për Deutche Welle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *