Shuhet në moshën 69 vjeçare legjenda e muzikës David Bowie ( VIDEO)

bowieËshtë shuar në moshën 69 vjeçare legjenda e muzikës David Bowie.

Bowie vuante prej më shumë se një viti nga kanceri.

Lajmin e vdekjes e dha djali i tij, regjisori Duncan Jones, ndërsa në rrjetet sociale u shpërnda edhe një deklaratë.

“David Bowie vdiq sot i rrethuar nga familja e tij në mënyrë paqësore, pas një beteje të guximshme 18-mujore me kancerin.
Ndërsa shumë prej jush do të marrin pjesë në këtë humbje, gjithashtu kërkojmë që të respektohet privatësia e familjes gjatë kohës së tyre të pikëllimit”, thuhet në deklaratë.

Disa nga hitet e këngëtarit përfshijnë Let’s Dance, Space Oddity, Starman, Modern Love, Heroes, Under Pressure, Rebel, Rebel and Life on Mars.

David Bowie  nxorri albumin e tij të fundit  ditën e lindjes, të premten, ndërsa performanca e tij e fundit “live” ka qenë në Nju Jork, në një koncert bamirësie në vitin 2006.

Albumi pak para vdekjes përfshin vetëm shtatë këngë dhe është pritur mirë nga kritika. (Pasqyre.al)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *