Shtëpia historike brenda kalasë së Nivicës, me vlera të rralla por e rrënuar

Banesa e Myfit Kaçubajt (Monument Kulture) kategoria l(parë), ndodhet brenda kalasë së Nivicës. Kjo ndërtesë i përket fillimit të shekullit të XX-të.
Eshtë ndërtesë dy katëshe me formë kuadratike me ballkon në hyrjen kryesore. Muret e shtëpisê kanë gjerësi 65 cm dhe janë ndërtuar me gurë të pêrmasave të ndryshme. Banesa ka vetëm një hyrje. Dera kryesore ka formë harku me latësi185 cm dhe gjerësi 135 cm.
Në katin e parë ka tre dhoma, banja dhe korridori që të çon në katin e dytë.
Në katin e dytë kanë qenë dy oda me oxhak, një dhomë dhe banja. Dritaret e banesës kanë formë harku. Në korridorin e shkallëve në katit të parë është ndërtuar një frëngji. Katet e shtëpisë kanë qenë të ndara me dysheme druri. Çatia ka qenë e mbuluar me dërrasa guri. Sot kjo banesë është në gjendje rrënoje. Eshtë shembur çatia, një pjesë e murit të pasëm dhe një pjesë e mureve të brendshëm, gjithashtu kemi çarje të mureve të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *