Përse agjërojmë?

Nga Ilir Hoxholli
Kur Zoti e krijoi njeriun e lartesoi duke i dhene llogjiken qe te ndalet pak ne dhuratat e Tij. Ai nuk ka nevoje per agjerimin tone thjeshte ne ndalimin e ushqimit, pasi token e krijoi me shumellojshmeri te ushqimit, nga toka, deti, ajri. A mos valle patet ndonje merite ne krijimin e tyre? A mos valle ju taksoi per te mirat e Tij. Jua dha pa cmim, jua dha qe t’i shijoni e t’i gezoni pa asnje detyrim, pa dogane, pa taksa. A keni ndalur nje moment e te thoni faleminderit Zot. Mundet te falenderoni Darvinin e te genjeni vetveten. Kur njeriu agjeron behet falenderues sepse e kupton qe keto begati kane nje Krijues. A keni menduar se cfare thone mjeket per trupin? Disa dite agjerim jane baraz me te shpetuarit nga ndonje operacion qe rrjedh nga toksikimet qe mbledh trupi gjate gjithe vitit. A keni lexuar per vlerat shendetsore te agjerimit dhe e gjitha kjo perseri per ju miqte e mi. Ai nuk ka nevoje per ndalesen nga ushqimi, por me e rendesishme eshte ndalesa nga gjuha e shpifjes, nga fjalet qe leshojme pa kriter, ndaj themi “Zot na fal”. Kush e konsideron agjerimin thjesht ndalese nga ushqimi nuk ka kuptuar asgje mbi agjerimin. A keni menduar qe shume njerez ne bote e kane gjithe vitin agjerim sepse nuk kane? E begatite e Zotit jane aq shume sa mund te jetojne 21 miliarde njerez te mireushqyer, jemi ne lakmitaret qe varferojme disa e pasurojme disa. Agjerimi eshte moment reflektimi, eshte gezim ta ndash nje iftar me nevojtaret nuk eshte gare tavolinash, te ftuarish, menuje, eshte clirimi i nje shpirti pertej tokesores. A din kush me thote se cfare eshte shperblimi i Zotit per nje agjerues, jo askush nuk e di. Zoti e ka lene te vetmin adhurim si surprize. Nese i pari i shtetit t’ju thonte qe pas nje muaji pune kam nje surprize per ty, nuk do te zinte gjumi, mbase edhe per nje emer ne keto lista qe bene lemsh dynjane. Miqte e mi, kete oferte te surprizes jua ben Zoti i gjithesise, jua ben Ai qe e madherojne cfare ka ne qiej e ne toke pervec njerezve qe e mendojne veten te pazevendesueshem. Mos e humbni kete oferte nga Bujari me i madh, nga Mbajtesi i Premtimeve, aty ku njeriu prehet ne paqe dhe asnjehere i zhgenjyer…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *