Kryqëzohet filmi i Kidman, “një nga filmat më të këqinj ndonjëherë”

 
BBC kryqëzon filmin e fundit ky shfaqet Nikol Kidman.
Përmes një artikulli, ai cilësohet si një nga filmat më të këqinj që është bërë ndonjëherë.
“Mund të duket e ashpër të thuhet se filmi ‘How to Talk to Girls at Parties’ (Si të flasim me vajzat në festa) është një nga filmat më të këqij të realizuar ndonjëherë, duke qenë se nuk është një nismë mediokre, por një projekt pasioni me një buxhet që nuk do të paguante për Botox-in e shumicës së prodhimeve të Hollivudit. Filmi me regji të John Cameron Mitchell, autori i mirënjohur pas ‘Hedwig’ dhe ‘Angry Inch’, është përshtatur nga një tregim i shkurtër i Neil Gaiman, ka kostumet e Sandy Powell, fitues i trefishtë i çmimit Oscar dhe ka në role Nicole Kidman dhe Elle Fanning. Nëse asgjë tjetër, atëherë, duhet të dukej paksa profesional. Në vend të kësaj, ai është si një shfaqje shkolle e vënë nga një mësues drame i cili mendon se është ‘ i këndshëm’ sepse i pëlqen ‘Sex Pistols”.
Kritika është e ashpër dhe e zhvlerëson tërësisht filmin që vendoset në Croydon, në jug të Londrës, në vitin 1977, një periudhë shumë e rëndësishme për ata që ishin adoleshentë atëkohë, siç ishin Mitchell, Gaiman dhe Powell, më shumë se për askënd tjetër, shkruan pasqyre.al

Një natë tre adoleshentë shkojnë në një koncert punk në një klub bodrumi, dhe pastaj shkojnë në kërkim të festës pas shfaqjes. (A bëheshin koncertet në bodrumet e Croydon në vitin 1977?) Pa dashje, ata përfundojnë në një tubim të turistësh jashtë-tokësorë të veshur me rroba me ngjyra e të ndritshme.
“Kontrasti midis nxënësve të çuditshëm dhe të huajve ekzotikë është shakaja qendrore e filmit, por për shkak se mbledhja është menduar të duket po aq e lirë dhe e keqe sa çdo gjë tjetër në filmin ‘Si të bisedoni me vajzat në festa’, shakaja bie.
Ky takim adoleshentësh mund të ishte shumë mirë kudo por është veçanërisht irrituese në dritën e titullit të filmit. Ju nuk keni pse të bisedoni me vajzat në festa, siç duket. Thjesht takoni më të bukurën në dhomë dhe ajo do të bjerë në dashuri me ju…..”, shkruhet ndër të tjera nga Nicholas Barber.(pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *