Perdja e kaltër

Marie Luise Kaschnitz
Çfarë ka ndodhur me kodrat
Dhe me lumenjtë gufues
Prej se gjuha ime u tha
Prej se duart e mia
Tokën gërmojnë në kërkim të syve të tu
Prej se zëri im vetëm një gjë
Pëshpërit dhe belbëzon
Vdekjen tënde…
Kodrat janë shembur
Lumenjtë janë tharë
Dielli që perëndon s’është më i kuq
Livadhi nuk vezullon më gjelbër,
O kur vjen qershori me trëndafila ngjyrë hiri
Megjithatë, edhe kjo botë
Që na mbijeton është e bukur
Edhe në rrugët e atyre
Ku gjurmët tona u zhdukën
Çel murrizi
Edhe bisedat
Ku për neve s’flitet
Janë plot dashuri
Dua ta thërras atë që është shembur
Ta gjallëroj atë që ka vdekur
Që edhe njëherë të shndrisin
Dritat e autostradës
Ata që takoheshin në kodrinën e qershive
Kur era perden ma valëviti
Në dhomë flamur i kaltër si deti.
Nga gjermanishtja:
Enver Robelli


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *