Nominimet për “Oskar” 2016, udhëheq “The Revenant” me 12 çmime

Mandatory credit: TM & copyright 20th Century Fox No Merchandising. Editorial Use Only No Book or TV usage without prior permission from Rex... Mandatory Credit: Photo by 20th Century Fox Film/Evere/REX/Shutterstock (5494171o).. Leonardo DiCaprio.. 'The Revenant' film - 2015.. ..

Westerni epik i Alejandro González Inárritu “The Revenant” kryeson me 12 nominime në Çmimet “Oscar” të këtij viti. Pas tij është “Mad Max” i George Miller me 10 të tilla ndërsa filmi “The Martian” befason me shtatë nominime në vendin e tretë.

Është bërë sot publike lista e plotë e nominimeve për çmimet “Oscar 2016”.

Filmi i Alejandro González Inarritu është nominuar në gjysmën e kategorive duke përfshirë “Best picture”, si edhe një nominim surprizues për Tom Hardy si aktori më i mirë mbështetës.

Një tjetër histori që ka ngjallur interes është apokalipsi australian me “Mad Max: Fury Road” me 10 nominime ndërsa filmi i tretë më popullor është “The martian” i Ridley Scott.

Tetë filma janë nominuar për “Best picture”: “Spotlight”, “Bridge of Spies”, “The Big Short”, “Room” dhe “Brooklyn” që kompletojnë listën.

Lajme të mira për aktoren Charlotte Rampling, që është nominuar si “Aktorja më e mirë” për rolin e saj në “Andrew Haigh’s 45 Years” pasi u mërzit në çmimet “Bafta” Filmi “Carol” i Todd Haynes ka marrë tetë nominime (por jo për Best Pictures) dhe njësoj edhe trilleri mbi gazetarinë investigative “Spotlight” dhe “Bridge of Spies”. Steven Spielberg, njeriu pas “Bridge of Spies”, nuk është përfshirë në listën e shkurtër për “Regjisori më i mirë”, ndërsa emri i George Miller për “Mad Max: Fury Road” ishte surprizë ndryshe nga emri i Lenny Abrahamson për filmin “Room”.

Nominimet u bënë publike në selinë e “Oscar” në Beverley Hills nga John Krasinski, Guillermo del Toro, Ang Lee dhe presidentja e Akademisë Cheryl Boone Isaacs. Fituesit do të mësohen në një ceremoni në Hollywood më 28 shkurt, ceremoni e prezantuar nga Chris Rock. Rock do të jetë një nga të paktërt njerëz me ngjyrë në skenë gjatë ceremonisë, pasi edhe këtë vit, shumica e të nominuarve janë të bardhë. Më herët “Spotlight” cilësohej si një nga fituesit e mundshëm të Oscars, por me kohën diçka ka humbur prej tij. Me nominimin si aktori më i mirë për “The Revenant”, Leonardo Di Caprio mbase është një ndër favoritët për çmimin pas tri përpjekjeve të dështuara në këtë kategori. (Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *