Flutura Açka- politikanëve: Prostitutat u kanë zbukuruar jetën luksoze, por të zymtë

fluturaShkrimtarja dhe botuesja Flutura Açka përmes një statusi në Facebook, i ka kthyer një përgjigje Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama, pasi i quajti  “triller prostitutash” lajmet për Ilir Metën dhe implikimin e tij me aferën e Kastriot Ismailaj

Açka, në një postim në Facebook, shkruan se politikanëve shqiptarë jetën luksoze e të zymtë ua kanë zbukuruar pikërisht prostitutat.

Po mua me duket si ‘triller horrash’, z. Rama

Sigurisht, nuk po merrem me lajmin qe solli lajmin, sepse komenti do te ishte shume i gjate, dhe gjuha mund te ma tradhetonte urtesine. Po merrem vetem me shprehjen e perdorur nga politikani yne, nje djale qe e njoh dhe e cmoj per natyren e tij paqetore: “triller prostitutash” ne fjalen e tij.

Pjesa me e madhe e politikaneve shqiptare duhet te shpelajne gojen para se te perdorin termin “prostitute”, pasi shume syresh (edhe ato shqiptare mes tyre), jane shume me te ndershme se ata, por edhe sepse shpesh u kane sherbyer me hiret e tyre, duke ua zbukuruar jeten e tyre luksoze por te zymte (shpesh prej pengjeve te luksit te tyre), por edhe sepse eshte antihumane ne ditet e sodit te perdoresh termin “prostitute” sa kohe cdokush pergjigjet vete per trupin e vet.

Eshte rasti t’i kujtoj politikanit tone se eshte tashme nje debat i t i hapur publik sot ne bote mbi kete ceshtje. Madje edhe mes Amnesty International dhe shoqatave per mbrojtjen ndaj trafikut, nese profesioni i prostitutes te jete nje e drejte ligjore dhe morale?

Debat ky qe ka perfshire figura shume te njohura te artit dhe medias. Qe te mos e zgjas, po i rekomandoj zotit Rama, dhe ndokujt qe do t’i duhet ndonje dite, te perdore togefjaleshin “triller horrash”. Ju shkon mire edhe me gjinine, edhe me bemat”, shkruan Flutura Açka në profilin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *