Nivica ( ku do të bëhet HEC-i) vendbanim i hershëm, por i pazbuluar

Vetëm pak ditë më parë Auron Tare kishte shkruar një status në Facebook për vlerat historike të fshatit Nivicë në zonën e Kurveleshit, zonë në të cilën Ministria e Kulturës ka autorizuar ndërtimin e një Hec-i, i cili mund të fshijë çdo gjurmë të së shkuarës.

Por nuk bëhet fjalë vetëm për historinë, por edhe për natyrën, e cila nëse do të kishte pasur politika të mirëfillta zhvillimore, sot do të ishte një destinacion turistik për vendasit e të huajt.

Nivica në zonën e Kurveleshit është një prej vendeve më të bukura në Shqipërinë e Jugut. Disa prej udhëtarëve të famshëm të shek 19-të si Dr. Holland, Francois Pouqueville mendonin se këtu duhej kërkuar një prej qyteteve të rëndësishme të Epirit Antik.

Deri më sot nuk ka pasur asnjë gërmim arkeologjik për të zbuluar dhe vërtetuar këto hipoteza, por gjetjet e banorëve vendas konfirmojnë se diku në këtë zonë mund të gjendet një vendbanim i hershëm.

Objekte hekuri, bronzi dhe qeramika të gjetura në zonë tregojnë për një vendbanim të rëndësishëm të periudhës së hershme të shekullit IV -II p.r.s”, shkruante Tare pak ditë më parë.

nicvice

nivice a da

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *