Mblidhet Forumi i Trashëgimisë: Përparësitë e 2016-ës, Shtëpia e Flamurit dhe Nivica

FORUMIII

Mblidhet Forumi i Trashëgimisë duke bërē me dije edhe për përparësitë e 2016-ës, nga Shtëpia e Flamurit dhe Nivica, tek Fishta, Durrësi e jo vetëm.

Forumi për Mbrojtjen e TARshëgimisë Kulturore ka mbajtur takimin e parë për vitin 2016. Një bashkim intelektualësh, dashamirësish e specialistësh të trashëgimisë jashtë konteksteve politike, ka përcaktuar edhe përparësitë e tij për vitin 2016.

Mes kolegësh profesioniste që kanë ndjesi publike e sens përgjegjësie, që duan të flasin me zë më të lartë dhe që duan ta mbajnë derën hapur për këdo që do të japë kontribut. Ndaj lista e angazhimeve për 2016 u bë e gjatë, por e domosdoshme, sepse edhe gjendja e trashëgimisë kulturore në vend ishte, është dhe vijon të jetë e kërcenuar nga interesat e betonit dhe kultura e braktisjes!”, thotë anëtari i Forumit, Afrim Krasniqi. Ai bën me dije se përgjatë këtij viti në vëmendje do të jenë: Shtëpia e Republikës në Korçë, kanionet/kalaja e rrezikuar në Nivicë, gjendja alarmante në Durrës e Krujë dhe deri tek shtëpia e munguar e Gjergj Fishtës! Sipas tij, me të drejtë ambasadori gjerman Hoffmann duke iu referuar rasteve si këto më lart, tha se “zona të tëra të njërit prej qyteteve më të rëndësishme rritur mes shekujve në botën antike dhe bizantine thjesht janë zhdukur brenda jo më shumë se 20 vitesh”. Nga ana tjeter, Sartori ka nje shprehje qe vlen ta degjojme e reflektojmë: “po besuat se për punët e mira mendojnë qeveritë, atëherë shoqëria civile ka humbur shpirtin dhe qytetarët jetojnë në gjumë letargjik”. Në krye të forumit janë rikonfirmuar Anila Basha dhe Gjergj Bojaxhiu. ( Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *