Kur “qytetari dixhital” të zgjidh dilema gjuhësore

PhotoEditor-1453228871089

Ledi Shamku-Shkreli

Ka një mori teorish gjuhësore që ndeshen me njëra-tjetrën kush ta zërë kryet e qoshit. Fatmirësisht janë shumë, e kjo shumesi na con edhe ne gjuhëtaret thellë nëpër dilema cilën syresh të kemi tonën.
Njëra nga këto dilema lidhet me faktin se cila është njësia bazë e ligjërimit.
Fonetikanët do të të thonë: oh fonema sigurisht! Po ndryshoi ajo, ndryshon ose humbet kuptimi i fjalës.
Etimologët do të të hanë shpirtin me etimonin bazë.
Morfologet do të të thonë: morfema
Leksikologet po dihet: fjala, leksema.
Mirëpo unë jam sociolinguiste, dhe ne na pëlqen t’i shohim njësitë e ligjërimit në kontekstin e përdorimit e madje, shtoj, na pëlqen t’i këqyrim të lidhura në funksion.
Kështu që funksionalistët do të të thonë (me një farë dileme gjithsesi) se togfjalëshi (për neve sintagma) është njësia bazë e ligjërimit. Mënyra sesi përdoruesi i lidh fjalet e u jep funksion e ngjyra duke i lidhur. Mirepo eshte ca e madhe sintagma per te qene njesia baze.
E kështu ka vite që endem te kjo dilema ime e sintagmës. E besoj po edhe e druaj…
Tani: u bënë ca kohe qe “Doktori” pa ilace qe ilaci nuk i gjendet, shpërndan nëpër etere mediatike ca banalitete kaq banale, të firmosura nga njëfarë “qytetari dixhital”. Shumë banale aq sa po u more, duket sikur do infektohesh. Mirëpo, banal sa të duash, po mua ky “qytetari dixhital” më zgjidhi dilemën personale gjuhësore ama!
Sepse fjala “qytetari” në cfarëdo lloj përdorimi nuk më rezulton banale.
E po ashtu edhe fjala “dixhital” në cdo kontekst me del krejt e pastër.
Sakaq i vetmi përdorues që e bën telef këtë sintagmën “qytetari dixhital” është “doktori” pa doktor, që e ngjyen nëpër kontekstet e veta banale. Dhe kështu, pavarësisht se dy fjalët e vetme që e përbëjnë sintagmën janë të pastra qelibar, sintagma më del pocaqi për ibret. Ky tjetërsim tjetër nuk bën vecse vërteton teorinë e funksionalistëve se togfjalëshi (sintagma) është njësia bazë e ligjërimit. Edhe më zgjidh kështu edhe dilemën që më mundonte prej vjetësh.
Rrofsh o “doktori” pa doktor! Vijo të mos kurohesh edhe ca, se mbase më zgjidh edhe ndonjë dilemë tjetër!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *