Koleksioni i rrallë arabo-pers në Shqipëri, Kuran Qerim një dorëshkrim i ilustruar

Kuran Qerim, dorëshkrim i ilustruar, shek. XIX, 393 fletë letre, 240 x 160 mm, kopist anonim.

Fondi sivëlla i “Koleksionit të Kodikëve të Shqipërisë”, më pak i njohuri “Koleksion i dorëshkrimeve arabo-perse”, ruan thesare të vyera librore, mes të cilave ky Kuran Qerim i shek. XIX.

Dy fletët e para të ilustruara gjerësisht janë ato të Sures El-Fatiha dhe El-Bekare. Ilustrimet në marginale të dy fletëve të para paraqesin dekore floreale dhe lineare, të punuara me ngjyrë blu, të kuqe dhe ar.

Fletët e tjera të tekstit përmbajnë tre korniza të brendashkruara, të punuara me ngjyrë të kuqe, blu dhe të artë.

Në ndarjet mes ajeteve kuranore janë vendosur shenja pikësimi në formë luleje të punuar po ashtu me ar.

Kapakët janë punuar me karton të veshur me lëkurë, po ashtu i dekoruar me relieve të mbushura me ar.

Gjendja fizike e dorëshkrimit paraqitet shumë e mirë. Bashkë me dorëshkrime të tjera, së shpejti në një ekspozitë… Foto: AQSh.

#ArkivaTëGjalla
#DPA
#AQSh
#ArkivatRrëfejnë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *