Ja kush është gruaja më e bukur në botë!

Julia Roberts është gruaja më e bukur në botë për 2017, e kurorëzuar nga revista People. Është hera e pestë që i jepet titulli yllit të Pretty Woman, tashmë 49 vjeç. Hera e parë ishte 26 vite më parë në 1991 , viti kur doli edhe filmi me Richard Gere që e bëri të famshme në të gjithë botën. Në atë kohë ishte 23 vjeç. “Jam shumë e kënaqur”, tha Roberts për People.

Në intervistë aktorja ka folur edhe për martesën e lumtur të saj me drejtorin e fotografisë Danny Moder, për binjakët e saj Hazel dhe Phinnaeus, 12 vjeç dhe për djalin Henry 9 vjeç.

Roberts tha se në kohën e daljes së filmit Pretty Woman nuk e imagjinonte që jeta e saj do të ndryshonte në këtë mënyrë.
“Kujtoj, vijon ajo, që kam lexuar se Pretty Woman ishte shfaqur në kinema dhe kishte mbledhur shumë të ardhura. Mendova janë shumë para? Kjo është një gjë e mirë?”/ATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *