Amantia, Orikumi dhe Finiqi, vlerat turistike dhe historike që duhen vizituar

Me rastin e 18-19 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Siteve Arkeologjike, por edhe të çeljes së sezonit turistik, DRKK Vlorë organizoi në parqet arkeologjike të Amantias, Orikumit dhe Finiqit, disa aktivitete me nxënësit e shkollave të zonave përkatëse.

Këto aktivitete me karakter ndërgjegjësues kanë për qëllim promovimin e vlerave arkeologjike, historike, kulturore dhe turistike të këtyre parqeve dhe, njëkohësisht, aktivizimin e brezave të rinj në mbrojtjen e këtyre vlerave.

Aktivitetet e kryera nga nxënësit e shkollave ishin lojëra popullore dhe pjesë nga folklori i pasur i zonave e komuniteteve që ndodhen pranë këtyre parqeve arkeologjike.

Aktivitete të kësaj natyre kanë për qëllim që të ndërgjegjësojnë banorët e zonave, ku ndodhen këto vlera arkeologjike, ato nuk janë thjesht dhe vetëm monumente antike, që duhen parë të lidhura ngushtë me identitetin e tyre, por janë njëkohësisht asete turistike dhe promotorë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik.

Në prag të sezonit turistik të vitit 2017, DRKK Vlorë ka rinovuar infrastrukturën e brendshme dhe sinjalistikën turistike për të tre parqet, që tashmë janë të gatshëm të presin viztorë vendas dhe të huaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *