Ish-xhihadisti kosovar tregon odisenë e Sirisë

Labinot Leposhtica/ BIRN Prishtinë

Albert Berisha, i akuzuar për pjesëmarrje në organizata terroriste dhe në gjyq në Kosovë, ka thënë se ka udhëtuar në Siri për të ndihmuar opozitën e moderuar siriane por u zu në grackë nga luftëtarët e ISIS.

Albert Berisha, një ish xhihadist kosovar që ka luftuar në Siri, u shfaq në gjyq para një gjykate në Prishtinë të hënën për të rrëfyer versionin e tij të historisë dhe për të rujatur pafajësinë.
Berisha është diplomuar për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës dhe ka bërë master në Universitetin e Tiranës, u arrestua në vitin 2014 dhe akuzohet për pjesëmarrje në organizata terroriste. Ky krim, dënohet me minimumi pesë vite burg.
Berisha tha se ka shkuar në Siri më 6 tetor 2013, për të ndihmuar opozitën siriane në betejen e tyre kundër regjimit të Bashar Al Assad, por nuk u përfshi kurrë në luftime.
Me mbërritjen e tij në Siri, ai kërkoi tu bashkohej formacioneve shqipfolëse atje për të shmangur “barrierat në të folur” dhe u dërgua të takonte Lavdrim Muhaxheri, Komandantin e ISIS për luftëtarët shqiptarë.
“Unë ju betohem në Zot se nuk kam dëgjuar kurrë më parë për të”, tha Berisha kur prokurori e pyeti nëse e njihte apo e kishte takuar më parë Muhaxherin.
Berisha pretendoi se ai kërkoi në internet për të në dy orët që kishte drita(atje) ku ndër të tjera gjeti edhe një video të Muhaxherit.
“Ishte në atë çast që unë e kuptova që isha pjesë e organizimit të Shtetit Islamik, kështu që vendosa të ikja dhe ti bashkohesha grupit të Ahrar al-Sham group”, tha Berisha.
Ndërsa ti ikje ISIS dukej e pamundur, sipas Berishës, ai përdori Facebook-un që të kontaktonte me një mik nga Kosova me të cilin do të rregullonte një plan ikjeje.
“Ai më pas më dërgoi një sms ku më thoshte se një i afërmi im ishte i sëmurë dhe unë duhet të rikthehesha në shtëpi, gjë që unë e përdora si justifikim për t’u rikthyer në Kosovë”, tha i dyshuari para gjykatës.
Berisha pretendoi se ai më pas iu bashkua grupimit të Ahrar al Sham, duke tëhnë se më pas kontrolloi edhe listën e organizatave terroriste sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, për t’u siguruar se ky grupim nuk ishte një prej tyre.
“Grupi financohej nga Katari, Arabia Saudite dhe indirekt mbështetej me armë nga SHBA”, tregoi Berisha.
Ndërsa Ahrar al-Sham nuk del të jetë një prej organizatave terroriste sipas listave të Perëndimit, ajo njihet si e tillë nga Iraku, Siria, Irani dhe Rusia. Burime të tjera thonë që grupimi ka lidhje me Al Nusra –një degë e Al Qaeda’s në Siri dhe Irak.
Berisha tha se kur u rikthye ne Kosovë pas lejes së Muhaxherit, një shqiptar nga Shkupi i tha atij se se “shqiptarë të tjerë të rekrutuar nga ISIS kanë shprehur keqardhje që nuk e kanë vrarë” atë.
Berisha tha se ka kaluar pak kohë me Ahrar al-Sham seopse u rritën tensionet mes këtij grupimi dhe luftëtarëve të ISIS dhe ai nuk donte të bëhej pjesë e luftës mes dy formacioneve.
Rreth 100 veta janë arrestuar në Kosovë që nga shtatori i vitit 2014 me akuzën e anëtarëve ose të lidhur me grupe islamike përfshirë ISIS dhe Al-Nusra.
Më shumë se 50 janë në gjyq. Një vlerësim i fundit llogarit se rreth 300 kosovarë i janë bashkuar ISIS-it dhe Al Nusra-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *