Hiqet busti i Sejfulla Malëshovës, n/kryetari i Bashkisë për Kulturën kundër vendimit

Heqja e bustit të Sejfulla Malëshovës, një prej udhëheqësve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, nga qendra e Fierit, ka sjellë rebeleim të nënkryetarit për kulturën në bashki. Haxhi Kalluci  njëkohësisht autori i veprës, thotë se nuk ka pasur dijeni për këtë veprim që e cilëson të nxituar. Nga ana tjetër Bashkia sqaron se heqja e bustit bëhet në kudër të projektit për rikonstruksionin e rrugës.

Sipas Kallucit, heqja e bustit është e pakuptimtë, krahasur me kontributin patriotik të Sejfulla Malëshovës, ndërkohë që nuk dihet nëse do vendoset diku tjetër.

“Ka qenë një nga figurat kryesore të LANÇ. Segmente të caktuara e kanë hequr porteretin dhe bustin e tij në bronx. Mua nuk më ka bërë të ditur njeri. Unë jam nënkryetari i bashkise se Fierit, jam autor veprës dhe nuk më është bërë e ditur çështja”, ka thënë Kalluçi për Ora News.

Bashkia Fier sqaron se heqja e bustit të Malëshovës ka ndodhur për shkak të zbatimit të projektit të ri për rikonstruksion të rrugës “Jakov Xoxa” dhe bashkimit të saj me rrugën “Mujo Ulqinaku”. Në sheshin ku më parë qëndronte busti do të ndërtohet një shatërvan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *