Gazetari denoncon degradimin e një tjetër monumenti kulture. Ja gjendja e Kullave të Dervish Aliut në Dukat

Çdo ditë e më shumë, gati përditë nga njerëz të ndryshëm vjen ndonjë foto apo denoncim për gjendjen e mjeruar të shumë monumenteve të trashëgimisë sonë në vend. Situata duket komplet jashtë kontrollit dhe asgjë nuk po bëhet për qindra monumente, të cilat nuk i nxijnë vetëm fytyrën shtetit, por po na lënë ne një komb pa identitet, i cili nuk ka ditur të ruajë asgjë nga e shkuara, por vetëm të shkatërrojë.
Gazetari Mand Bajrami, ka postuar në Facebook një foto të bërë në janar të këtij viti nga Kullat e Dervish Aliut në Dukat të Vlorës.

Kullat e Dervish Aliut në Dukat, Vlorë. Monument kulture, që si rregull, mbrohet nga shteti. Gjysma e çatisë është shembur. Gjysma tjetër është rrugës. Por ne nuk na plas për këto vjetërsira.
Ne turistët e huaj do t’i mahnisim me atë instalacionin kaba’ hekurishte para Galerise së Arteve”, shkruan gazetari, i cili ka postuar këtë foto të bashkangjitur shkrimit.

Kullat e Dervish Aliut u ndërtuan në vitin 1828 nga specialistë janinas, për të siguruar mbrojtjen e fshatit, si dhe për të shërbyer si strehim në kohë të vështira sulmesh a luftërash.

Tri kullat e Dervish Aliut kanë rreth 40 frëngji dhe prej andej mund të luftonin mbi 200 luftëtarë.

Në  dhjetor 1977 Kullat e Dervish Aliut u shpallën shtëpi-muze dhe u morën nën kujdes nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, dega Berat.

dukat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *