Çezmës së 1918-ës i rrënohet mbishkrimi italisht, “ta restaurojmë para se t’i vëmë kazmën”

“ÇEZMA-Gjatë rrugës nga Borshi në Qeparo, m’u buzë udhës, gjendet kjo milet çesmé (fonatana publica) e ndërtuar nga italianët. Duke patur parasysh se edhe rruga është ndërtuar po nga italianët gjatë viteve 1916-1918, çezma duhet të jetë e njëkohshme me të”, -shkruan Artan Lame.

Ai shton se në pllakën qendrore të saj, është gdhendur me reliev pozitiv sa vijon (në dy variante):
“VITA E RESPIR CONCEDO / A CHIUNQUE IN ME SA BERE / ITALIA”. Ose:
“VITA E RESPIR CONCEDO / A CHIUNQUE IN ME S’ALBERO’ / ITALIA”.
Por mund te jete edhe: S’ABBERO, ose boooh?!
“Prishja e mbishkrimit është bërë me aq dashuri, kurë dhe nge, sa e pata të vështirë të saktësoj diç më shumë. Ua le në dorë njohësve më të thellë të italishtes të japin ndihmën e tyre.
Veç kësaj, ftoj çdokënd njeh ndonjë pasunar të atyre anëve, ta ofroje të bëjë restaurimin e saj e ti kthejë ujin që rrjedh aty pranë.
Do bërë kjo punë, përpara se bijtë e atyre që rrëmuan me daltë mbishkrimin, të prishin me kazmë gjithë monumentin. A.”, – e mbyll postimin studiuesi Artan Lame.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *