Për ty dashuria ime!

Jacques Prevert

Kam vajtur në tregun e zogjve
dhe kam blerë zogj
Për ty
dashuria ime

Kam vajtur në tregun e luleve
dhe kam blerë lule
Për ty
dashuria ime

Kam vajtur në tregun e hekurishteve
dhe kam blerë zinxhirë
zinxhirë të rëndë
Për ty
dashuria ime

Dhe pastaj kam vajtur në tregun e skllevërve
dhe të kam kërkuar
Por nuk të kam gjetur
dashuria ime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *