Nga ditari i së premtes

Azem Shkreli

Natën e mirë, asgjë s’mundi të ndodhë
gjithë ditën, mezi qe e premte, mezi lindi
pak diell vonë pasdreke sa të jetë
data katërmbedhjetë, sa të flenë
mbi barin e urtë të Tafr Toskës
xixëllonjat, natën e mirë mundime
sendesh të vogla, flini, unë sonte
vetēm do ta vë një gur fjalë nën kokën
e lodhur të ditës, vetëm uji të verdhë
do të derdh për shëndetin e bimëve
të verdha e do t’vete se asgjë s’mundi
të ndodhi pos të jetë e premte sa të flenë
mbi barin e urtë të Tafr Toskës
xixëllonjat, datë e lënguar, nëse fyshkesh sate
s’do të përshkohesh lakuriq si krimbi
datë e lënguar, po të lë mes numrash
harrimit po të le dhe vete po nisem
një mendimi që s’na e fle moshën të premteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *