Mua ashtu si ju

Nga Alda Merini

Mua ashtu si ju më zunë mat
teksa vidhja jetën,
e flakur jashtë nga dëshira ime për dashuri.
Mua ashtu si ju s’më dëgjuan
dhe pashë burgun e heshtjes
përreth tek harlisej dhe flokët t’më shkulte.
Mua ashtu si ju lot më kanë dalë,
kam qeshur e shpresuar.
Mua ashtu si ju më ngjau
se lakuriq më zhveshën
dhe kur më dhanë në dorë
turpin tim
turp hëngra ditë pas dite.
Unë ashtu si ju armikut i erdha në ndihmë
pata besim tek teshat e mia të gjora
dhe pyeta se ç’është Perëndia,
mandej nisur prej ekzistencës së tij
fuqi mora për të ndjerë martirin
që kthehej brenda meje si pëllumb i gjallë.
Unë ashtu si ju e treta e vetme dashurinë
edhe larg Krishtit të ringjallur madje.
Por unë ashtu si ju iu riktheva shkencës
së dhembjes njerëzore, që shkenca ime është.

( Përktheu në shqip, Beti Njuma)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *