Batuta me pleqërinë/ Restaurohen kishat e shtëpitë e bregut, Rama: Ndërhyrje kapilare

Kryeministri i vendit Edi Rama, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e të tjerë kanë marrë pjesë sot në prezantimin e programit “Trashëgimia – Motorr Zhvillimi”. Programi synon restaurimin e nëntë kishave të jugut dhe 515 shtëpive karaktersitike. “restaurimi dhe rikualifikimi urban i territorit të fshatrave të bregut nëpërmjet konservimit, për ç’arsye vlera të trashëgimisë kulturore në fshatrat Dhërmi, Vuno dhe Himarë janë shpallur Qendër Historike dhe zonën e mbrojtur, në mënyrë që të rritet turizmi e zhvillimi ekonomik të zonës”, ka deklaruar Ministria e Kultuërs. 9 kishat më të rëndësishme të bregut që do rregullohen janë në Dhërmi e Shën Stefanit, Kisha e Ipapandisë dhe e Shën Mëria e Pananisë; në Vuno Kisha e Sotirës, Kisha Shën Nikollës, Kisha Shën Mëhillit, Kisha e Shën Mërisë Mesodhi, në Sarandë Kisha e Mesopotamit dhe Kisha e Marmiroit në Orikum. Pas kësaj do të bëhet edhe ndërhyrja në 515 banesa, në fasadë, në mbulesë dhe sistemimet e jashtme. Kryeministri Rama tha sot në Vuno se “duke ndërhyrë në mënyrë kapilare qelizë më qelizë në të gjitha muret, dritaret, çatitë, për t’i kthyer këtyre dy perlave të Jonit, por edhe të gjithë bregut të Shqipërisë rrezatimin e humbur në kaq shumë vite braktisje nga ana e shtetit, por edhe largimi i familjeve”. Veç pjesës serioze, nuk kanë munguar as batutat nga Kryeministri: “Pleqëria po afrohet për mua e për Koçon. Do qajmë hallet te sheshi i Vunosë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *