Videoja e UEFA-s që emocionoi tifozët shqiptarë

Tifozët shqiptarë dhe sjellja e tyre e denjë për një popull europian, kanë tërhequr vëmendjen e mediave botërore dhe jo vetëm.

UEFA ka publikuar një video reportazh të mrekullueshëm të Danielit, një tifoz shqiptar, i cili i bën një surprizë të bukur babait të tij.

Nëpërmjet “Skype” ai i tregon të atit surprizën që kishte përgatitur për të. Danieli i thotë babait se ka bileta për të parë ndeshjen e Shqipërisë. I ati emocionohet shumë nga surpriza e të birit.

“Ëndrra ime u bë realitet”, shprehet babit i Danielit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *