Vajza e doktor Florit, në skenë në vend të babait

20160125_152206

Vajza e doktor Florit, në skenë në vend të babait

Kaltrina, vajza e doktor Florit, anëtar i grupit “West Side Family” që u nda jeta ka zëvendësuar të atin e saj në një duet.

Ka qenë pjesëmarrja e dy anëtarëve të mbetur të grupit në spektaklin “Në 1 javë” që ka nxjerrë në skenë Kaltrinën, e cila gjatë këngës ka interpretuar tekstin e të atit.

Ajo ka hyrë në skenë papritur dhe ka bërë për vete të gjithë konkurentët e “Në 1 javë” si dhe publikun, teksa ka qenë gjithë kohës e sigurtë dhe pagabueshme. Emocionet e të pranishmëve kanë sjell lot në skenën e spektaklit, i cili nxorri si fitues Hueyda El Sayed dhe Isli Islamin.

 

20160125_152148

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *