Unë do të vij kur ti të jesh trishtuar

emily bronte

 

 

 

 

 

Poezi nga Jane Emily Brontë

Unë do të vi kur ti të jesh e trishtë
e vetme në dhomë të errët atje
zbehje e çdo marrëzie të ditës
mërguar buzëqeshja e gëzimit
në errësirat e ftohta të mbrëmjevé.

Do të vij kur ndjenjat e zemrës
Të lindin të lira dhe të fuqishme
dhe ndikimi im duke u çliruar mbi ty
duke e bërë më të thellë dhimbjen
duke ndalë gëzimin shpirtin tend sjell aty.

Dëgjoje këtë erdhi ora
moment solemn për ty
s’e ndjen vallë në shpirt
të rrjedhin ndjesi të reja
lajmëtare të një fuqie të rreptë
lajmëtare për mua vetë.

Përktheu Faslli Haliti

Jane Emily Brontë, e njohur edhe me pseudonimin Ellis Bell (Thornton, 30 korrik 1818 – Haworth, 19 dhjetor 1848) ishte një shkrimtare dhe poete angleze, e njohur për romanin e saj të vetëm Stuhitë e Lartësishme, njohur unanimisht si një nga klasikët e letërsisë angleze të shekullit nëntëmbëdhjetë.
Emily ishte vajza e dytë midis tre motrave Bronte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *