“Ujku” triumfon në Golden Globe: Është koha të dëgjojmë zërin e amerikanëve indigjenë

dicaprio-the-revenantAktori Leonardo DiCaprio  u kthye të dielën në shtëpi me një statujë të artë, pasi fitoi një Golden Globe për aktorin më të mirë në një film dramë.

Pasi përfundoi fjalimin e tij, DiCaprio mori një moment për të nderuar amerikanët amtare të cilët përshkruhen në filmin  “The Revenant”.

“Është koha që ne të njohim historinë tuaj dhe  të mbrojmë tokat tuaja indigjene nga interesat e korporatave dhe njerëzve që janë atje për t’i shfrytëzuar ato“, tha DiCaprio.

“Është koha që ne të dëgjojmë zërin tuaj dhe të mbrojmë këtë planet për brezat e ardhshëm”.

Lista e fituesve të Golden Globen:

Filmi më i mirë – The Revenant

Filmi më i mirë komedi ose muzikal – The Martian

Aktori më i mirë – Leonardo DiCaprio (The Revenant)

Aktorja më e mirë – Brie Larson (Room)

Aktori më i mirë në një film komedi ose muzikal – Matt Damon (The Martian)

Aktorja më e mirë në një film komedi ose muzikal – Jennifer Lawrence (Joy)

Aktori më i mirë joprotagonist – Sylvester Stallone (Creed)

Aktorja më e mirë joprotagoniste – Kate Winslet (Steve Jobs)

Regjisori më i mirë – Alejandro G Inarritu (The Revenant)

Skenari më i mirë – Steve Jobs

Filmi më i mirë i animuar – Inside Out

Filmi më i mirë i huaj – Son of Saul

Kolona zanore më e mirë – Writing’s On the Wall (Sam Smith – Spectre) ( Pasqyre.al)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *