Ujëvara e Sotirës, një nga destinacionet e turizmit natyror më pranë Tiranës

Shumë pranë Tiranës ndodhen disa destinacione turistike që tërheqin vizitorë të huaj dhe vendas.

Janë monumentet e kulturës si kështjella të vjetra e mesjetare, mozaikë, muze por edhe monumente të natyrës sonë të bukur si shpella e ujëvara. Një nga perlat e natyrës shqiptare që ka nisur të eksplorohet nga turistë vendas e të huaj, pranë kryeqytetit është dhe ujëvara e Sotirës. Ajo ndodhet rreth 60 km. larg Tiranës dhe 16 kilometra larg Gramshit, dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh më pak se një orë në këmbë.

Është një ecje që shërben si një lëvizje sportive dhe përballohet nga çdo moshë. Kjo ujëvarë mjaft e bukur e ka marrë emrin Sotirë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara. Ky fshat dikur ka qenë i banuar dhe ka pasur një popullsi të konsiderueshme deri në 120 shtëpi, ndërsa sot vetëm 20 prej tyre janë të banueshme.

Ujëvara ka një  lartësi rreth 100 metra dhe buron nga mali i Tomorrit. Ka një bukuri mahnitëse që tërheq e bën kurioz shumë vizitorë nga Shqipëria por edhe nga bota, turistë që janë kurioz pas natyrës. Pothuajse çdo fundjavë drejt këtij spetakli natyror nisen agjenci turistike që kundrejt një pagese të leverdisshme krijojnë mundësinë dhe komoditetin për ta vizituar këtë ujëvarë./ATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *