Tom Ford humbet bashkëshortin me të cilin jetonte prej 35 vitesh

Humbje e madhe për Tom Ford. Stilisti i famshëm, njëkohësisht edhe regjisor, ka humbur bashkëshortin e tij, redaktorin e modës, Richard Buckley në moshën 72-vjeçare, thuhet në një deklarate të lëshuar nga përfaqësuesit e markës së modës me emrin “Ford”.

“Me trishtim të madh Tom Ford njofton vdekjen e bashkëshortit të tij të dashur prej 35 vitesh, Richard Buckley”, thanë përfaqësuesit e Ford në deklaratën dërguar për CNN Style.

“Richard vdiq paqësisht në shtëpinë e tyre në Los Angeles mbrëmë me Tomin dhe djalin e tyre Jack pranë tij. Ai vdiq nga shkaqe natyrore pas një sëmundjeje të zgjatur”, thuhet në njoftimin e vdekjes.

Buckley ishte titan i botës së mediave të modës dhe shërbeu si kryeredaktor i “Vogue Hommes International” për gjashtë vjet para se të jepte dorëheqjen në vitin 2005. Me një karrierë që zgjati mbi 25 vjet, ai mbajti pozicione të shumta të lakmuara në industri, përfshirë redaktuesin e modës në “Women’s Wear Daily”, redaktorin social të “Vanity Fair” dhe redaktorin evropian të revistës “Mirabella” që tani nuk ekziston më. Ai gjithashtu kontribuoi në tituj në revistat e njohura si: “Italian Vogue” dhe “New York Magazine”.

Ford, 60 vjeç dhe Buckley u takuan në një ashensor gjatë wordpress një shfaqjeje mode. “Ishte dashuri me shikim të parë”, tha stilisti për People and Entertainment Weekly në vitin 2016. Takimi i tyre i parë ndodhi në vitin 1986, kujtoi Buckley në një fjalim të vitit 2014. “Sytë tanë u verbuan dhe brenda një muaji po jetonim së bashku,” kujtoi Ford takimin e tyre të parë. “Ne kemi qenë së bashku qysh atëherë.”

Çifti ishte së bashku për 27 vjet para se të martohej zyrtarisht në Londër në vitin 2014. Ata kanë një fëmijë, djalin Alexander “Jack” John Buckley Ford, i lindur në vitin 2012./revistawho.com

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *