Tenori Armaldo Kllogjeri, braktis shfaqjen në Opera

kllogjeriTenori Armaldo Kllogjeri ka ikur nga  opera “Rigoletto” pak ditë  para shfaqjes në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Ai e ka njoftuar vetë largimin pa dhënë arsyet që e bënë të marrë këtë vendim.

“Dua të njoftoj të gjithë dashamirësit e mi, miqte e fb dhe gazetarët e kulturës (të cilët kanë shprehur një interesim të madh këto ditë për rikthimin tim në opera), se sot hoqa përfundimisht dorë nga produksioni “Rigoletto’. Nuk ja vlen të komentoj arsyet..por dua të falenderoj të gjithë kolegët me të cilët bëra prova. Ishte Kënaqësi. Ju uroj shumë suksese”.

Opera e madhe nga Giuseppe Verdi “Rigoletto”, vihet në skenën e TKOB në datat 21, 23, 24 dhe 25 Janar 2016. Artistë shqiptarë dhe wordpress të huaj interpretojnë në këtë produksion me regji të Nikolin Gurakuqit dhe dirigjimin e Juan Manuel Busto.

Kllogjeri ka shkëputur marrëdhëniet e punës me Teatrin e Operës vitin e kaluar dhe ishte rikthyer si i jashtëm betëm për këtë produksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *