Të jesh vajzë! (Si e sheh veten një studente në Shqipëri)

Ambra Hysa
Në shoqërinë tonë, është e vështirë të jesh vajzë, e vështirë të jetosh sipas rregullave dhe standarteve që ti i vendos vetes dhe jo ato që shoqëria ka kornizuar rreth teje.
Zakonisht njerëzit kanë një përgjigje gati për kohen se kur duhet të martohesh, të krijosh familje apo të mbarosh studimet.
Kjo sepse ti je vajzë, në të kundërt mund të bësh ç’të duash me nocionin e kohës në jetën tënde.
“Une nuk dua të ndihem e pranuar nga një shoqëri që jeton për ti bërë përshtypje kujtdo përveç vetes së saj.”
“Nuk dua të bëj pjese në një shoqëri që ushqen egon e saj me thashetheme të përditshme”. “Nuk dua të jem pjesë e një shoqërie ku vajzat nuk i përkrahin vajzat, ku janë vajzat ata që hedhin baltë mbi vajzat”.
“Në një shoqëri të paedukuar që moralin pa bazament e përdor sa për të lyer fasadat”.
Është e vështirë të jesh e guximshme, e vështirë të jesh e ndjeshme, e vështirë të jesh e drejtpërdrejtë, e vështirë të ndërtosh standarte të larta rreth jetës tënde, të zgjedhësh rrugëtimin më të vështirë pa bërë kompromise.
Do të paragjykohesh, sepse je vajzë…ka një “ashensor fantazmë” zakonisht prapa suksesit të çdo vajze, por mendësitë e gabuara mund të thyhen vetëm nëse ne vazhdojmë me kokën lart, përpara.
Rrugëtimi është i vështirë, nuk mund të mbërrish në destinacionin final brënda një nate, por mund të marrësh drejtimin e duhur brënda një kohe aq të shkurtër.
Unë besoj se ne vajzat mund të ndërtojmë jetën që duam, me sytë drejt së ardhmes, këmbët në tokë dhe besimin vetëm mbi shpatullat tona.
Unë vlerësoj dhe përpiqem të mbështes punën e çdo vajze, duke e konsideruar si të vetmen biletë drejt lirisë dhe sigurisë financiare, punën si të vetmin shërim për plagët dhe problemet e thella sociale.
Jo të gjitha vajzat kanë kushtet dhe mundësitë të lexojnë për të hapur mentalitetet e mbyllura, leximi është forcë e pamohueshme, është pushtet dhe ne duhet të përqëndrohemi për ta mundësuar këtë.
Un besoj fort se çdo vajzë mund të ia dali nëse mbështetet dhe njeh potencialin e saj, autencitetin e saj.
Dua të shoh një frymë pozitive mes nesh, dua ta ndjej këtë.
Jam lodhur nga njerëz që shohin piken e zezë në një letër të bardhë, të gjithë jemi të lodhur nga kjo.
“Nuk mund ta kuptoj një grua që konkurron me  një grua tjetër, ne nuk flasim të njëjtën gjuhë..”
 
Ne gratë jemi lindur për ta nxitur njëra-tjetren, për ta mbështetur dhe motivuar, konkurencën e vetme duhet ta kemi me veten, me gruan apo vajzën që shohim çdo ditë përballë pasqyrës.
 
Gjithmonë kam besuar se bukuria është në sytë e atij/asaj që e sheh se bukuria është kudo dhe se në vetvete është ndjesi e cila transmetohet përmes rrezatimit tonë shpirtëror dhe jo thjesht në harmoninë e tipareve të fytyrës apo lëvizjeve të trupit.
 
Bukuria është kudo e megjithatë ne jemi në kërkim të vazhdueshëm të saj.
 
Nuk kam njohur ende një grua në këtë botë e cila nuk wordpress është e bukur, ashtu siç nuk kam njohur ende një grua që është perfekte.
 
Megjithatë konkurenca e heshtur mes nesh bën shumë zhurmë.
 
Gara e heshtur mes grave dhe vajzave nuk sjell produktivitet dhe fuqi ajo e thellon hëndekun mes nesh duke ndërtuar mure të larta dhe jo ura dashamirësie e komunikimi.
 
Sikur të përpiqeshim të kuptonim në vënd që ta paragjykonim njëra-tjetren, sikur të përpiqeshim ta kërkonim bukurinë tek njëra-tjetra, do e gjenim padyshim, dhe do të ishim gra më të forta, të bashkuara e me shpirt të zbrazur nga helmi.
 
Gratë me vetbesim nuk janë xheloze mes njëra-tjetres, ata mbartin një urtësi dhe autencitet të tillë që e rrezatojnë edhe tek të tjerët.
Konkurojnë me gruan që ishin dje dhe çdo ditë përpiqen të jenë versioni më i mirë i vetes.
 
Këto gra nuk duan vëmëndje sepse janë plot me veten, megjithatë kjo nuk u pengon të japin respekt, dashuri , kurajo dhe vlerësim mikeshave të tyre apo cilës do grua që takojnë.
 
Gra të tilla janë shëmbull dhe frymëzim në një botë ku zilia pluskon në çdo ambjent.
 
Ne gratë duhet të shohim përtej vetes tonë sepse jemi pjesë e një rrugëtimi i cili i kalon kufinjtë e vetvetes.
 
Ne jemi këtu për të qëndruar të bashkuara me njëra-tjetren duke përqafuar të njëjtën mendësi.
 
Fjala është magjike, fjala shëron, fjala helmon…sikur të ishim të vetdijshëm se ajo është armë dhe është mjaltë e zgjedhim ne si ta përdorim.
Fjala është fuqi.
 
Vetëm nëse shërohemi nga xhelozia dhe zilia, sytë tanë do të shohin të bukurën tek secila prej nesh. 
Për çfarë kemi nevojë? Për gra frymëzuese që na ndihmojnë të shohim të mirën tek vetja, për gra plot me veten e tyre, për gra që rrezatojnë vlera.
 
Mos e xhelozo një grua të bukur, bëhu një grua e bukur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *