Shuhet në moshën 67 vjeçare kitaristi dhe themeluesi i grupit “Eagles”, autor i “Hotel California”

frey

Ç’muaj i trishtë për artin! Glenn Frey, kitaristi dhe themeluesi i grupit “Eagles”, shuhet në moshën 67-vjeçare shkruajnë mediat ndërkombëtare. Ai u nda nga jeta në New York të hënën pas komplikimeve nga artriti, koliti dhe pneumonia. “Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen tonë, as dashurinë dhe respektin për gjithë ç’na ka dhënë ai”, thanë familja dhe miqtë e tij. “The Eagles” ishin një nga grupet më të suksesshme në vitet 1970, me disa hite të njohura përfshi “Hotel California”, më 1976. Frey ishtë një nga bashkëthemeluesit e “Eagles” më 1971 me Don Henley, Bernie Leadon dhe Randy Meisner.
Ai ishtë një ndër autorët e “Hotel California” me Henley dhe ka kompozuar vetë këngët më të njohura si “Heartache Tonight dhe “Lyin’ Eyes”.
eagles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *