E dashura e Lucian Freud shtatzënë, piktura në ankand për 10 milionë paund

 

Nipi i Frojdit, piktor i suksesshëm, njihet për marrëdhëniet e shumta me femra të ndryshme

Piktura “Vajzë shtatzënë” e Lucian Freud do të shitet 10 milionë paund në ankand në Sotheby. Ajo shfaq të dashurën e piktorit, Bernardine Coverley, shtatzënë me vajzën e tyre, Bella shkruan “Daily mail”.

Sot, 54 vjeçe dhe dizajnere mode, Bella thotë se e ëma ishte krenare për atë portret.
Artisti gjerman e bëri portretin në studion e tij në Londrën perëndimore në fillimvitet 1960 kur ra në dashuri me një vajzë e cila do të bëhej nëna e dy fëmijëve të tij.
E bija Bella thotë për “The Sunday Telegraph” se e ëma ka qenë e lumtur me Lucian Freud.(Pasqyre.al)

Bella me babanë Lucian Freud

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *