Shtëpia e William Blake, ku shkroi himnin e famshëm “Jerusalem” tani rrezikon të shembet

Shtëpiza me kashtë e shekullit të 17-të ku William Blake shkroi fjalët e famshme për Jerusalemin, himni që është bërë simbol i shpresës dhe krenarisë patriotike, rrezikon të shembet për shkak të kalbjes.

Blake dhe gruaja e tij, Catherine, jetuan në vilën me tulla dhe strall në Felpham, West Sussex, nga viti 1800 deri në 1803. Poema e tij, duke iu referuar “tokës së gjelbër dhe të këndshme” të Anglisë, si dhe “mullinjve të errët satanikë”, u muzikalizua më vone nga Charles Hubert Parry.

Shtëpia e kategorisë II, u ble nga Blake Cottage Trust për 500,000 £ në vitin 2015, por ka nevojë për riparime urgjente të kashtës, strukturës së çatisë dhe muraturës mbështetëse. Trust gjithashtu shpreson të ndërtojë një aneks të ri për ekspozitat rreth poetit dhe artistit.

Agjencia qeveritare për mbrojtjen e trashëgimisë në Britani, e ka përfshirë vilën në mesin e 130 vendeve të shtuara në regjistrin e Trashëgimisë Kulturore në Rrezik për vitin 2021, të cilat kërcënohen nga neglizhenca, prishja ose zhvillimi i papërshtatshëm. Regjistri i vitit 2021 përfshin gjithashtu edhe 233 sajte të tjera./gazetapasqyre.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *