Shfaqet “Republika e Spaçit”, burgu famëkeq i intelektualëve

spacNjë film dokumentar është realizuar për burgun famëkeq të komunizmit, në Spaç. “Republika e Spacit” do të shfaqet nesër në Muzeun Historik Kombëtar në orën 18:00.

Dokumentari, nën idenë dhe realizimin e dy pedagogëve të Shkencave Politike, në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë, Julian Bejko dhe Dritan Karadaku, rrëmon në historinë e burgut komunist dhe sjell imazhet e tij në gjendjen që ka në ditët tona.

Burgu i Spaçit ishte një burg politik i sigurisë së lartë, që ishte aktiv gjatë diktaturës.

Aktualisht është monument  dhe ndonëse është diskutuar që të kthehet në muze, por deri më sot, nuk ka asgjë konkrete.

Aty, kanë kryer dënimet politike disa intelektualë të famshëm, ndër të cilët edhe Fatos Lubonja. Në vitin 1973 në Burgun e Spaçit pati një rebelim të të burgosurve, të cilët arritën të ngrinin një flamur jo-komunist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *