Rinia e Xhon Kenedit dhe vizioni i tij për Amerikën

Tregim nga Albana Melyshi Lifschin
Xhon F. Kenedi (John F. Kennedy) lindi në një familje që do të dominonte shekullin e XX në jetën e Amerikës. Ai ishte i biri Xhozef Kenedit, një nga 16 njerëzit më të pasur të
Amerikës të asaj kohe, përkrahës i fuqishëm i presidentit Frenklin Ruzvelt gjatë programit ekonomik të viteve 30-të. Xhon F. Kenedi lindi në një familje strikte ku prej secilit pritej të ishte i suksesshëm, ku që në fëmijëri mësoi të mos tërhiqej para vështirësive, ku të humburit që nuk kishin bërë maksimumin për të fituar nuk gëzonin simpati. Familja Kenedi kishte nëntë fëmijë. Më i madhi i fëmijëve ishte Xho
Kenedi, tek i cili i ati mbështeti shpresat fillimisht. Xhozef Kenedi nxiste garën midis fëmijëve dhe Xho ishte fitimtari. Të gjithë fëmijët shikonin nga Xho si nga një lider. Xhon Kenedi ishte fëmija i dytë
dhe u rrit duke adhuruar vëllanë e tij më të madh. Ai përpiqej ta imitonte atë, të ecte në gjurmët e tij. Kudo ku shkonte Xho aty ishte edhe Xhoni. Atij i pëlqente të vraponte, të notonte, të luante bejsboll, futboll, të voziste e çdo gjë tjetër që bënte i vëllai i tij më i madh. Herë pas here prindërit inkurajonin diskutime për ngjarjet e kohës. Fëmijët e familjes Kenedi u rritën me pasionin për sportin dhe
politikën. Në 1937, presidenti Ruzvelt e emëroi Xhozef Kenedin ambasador të Shteteve të Bashkuara në Londër. Xhozef Kenedi ishte mik me kryeministrin anglez Çemberlein dhe me shumë të tjerë në kabinetin anglez. Ai i hapi djemve të tij derën e karrieres politike. Dy më të mëdhenjtë Xho dhe Xhonin i dërgoi nëpër Evropë për t’u njohur e për t’i raportuar atij në lidhje me situatën në prag të luftës. Xhon Kenedi shkoi me shërbim në Francë, Rusi, Gjermani, shtetet e Ballkanit, Palestinë dhe Itali. Ai pati rast të shihte nga afër artin e qeverisjes.
Mësoi shumë nga ato që pa e që më pas influencuan në formimin e tij të ardhshëm. Xhon Kenedi i ri iu dha përfundimisht politikës.
Lufta e dytë botërore plasi në 1 Shtator 1939. Një ditë më pas
ambasador Kenedi dërgoi djalin e tij 22 vjeçar në Glasgow, Skotland, të interesohej për amerikanët që kishin shpëtuar nga mbytja e anijes Athenia. Gjermanët kishin torpiduar pa asnjë lajmërim anijen angleze në të cilën ndodheshin mbi 1400 pasagjerë.
Kur Xhon Kenedi u kthye në Harvard shokët e tij studentë e shihnin
me admirim. Ai kishte marrë pjesë në prologun e luftës botërore dhe qe ndodhur në qëndrën e ekplozionit botëror. Fokusi i Xhon Kenedit tani ishin shkencat politike. Ai vendosi të mbronte temën e
dizertacionit me fokus mbi gabimet në politiken e jashtëme të
Anglisë dhe të Shteteve të Evropës në prag të luftës botërore. Tema u konsiderua nga më të mirat e dorëzuara në universitetin e Harvardit.
I ati krenar për punën e të birit, gjatë kësaj kohë mbante kontakte të vazhdueshme me të. Ai i dha atij idenë që ta botonte dizertacionin në formën e një libri. Xhoni pas një punë kërkimore shkencore doli me një botim në New York Times: “Pse fjeti Anglia?” Xhon Kenedi në studimin e tij shtronte pyetjen nëse do të ishte e mundur për demokracitë të fitonin luftën pa u shëndruar në shtete totalitare.
Libri i tij i vogël u bë shumë shpejt libri më i shitur në shkallë
kombëtare.
Lufta në Evropë vazhdonte. Ushtria gjermane po përparonte në mënyrë të pandalshme. Franca ra. Anglia mezi mundi të shpëtojë
mbeturinat e ushtrisë së saj në Dunkirk dhe ndodhej nën
bombardimin ajror gjerman. Lufta në Evropë vazhdonte e hidhur
dhe dukej se Amerika do të tërhiqej në konflikt nga momenti në
moment. Ndërkohë, i vëllai, Xho Kenedi, la universitetin e Harvardit
dhe u rregjistrua në aviacionin naval.
Xhon Kenedi që kishte qënë shëndetlig gjithë kohën, nuk mundi ta
kalonte dot ekzaminimin fizik dhe nuk u pranua në ushtri. Ai nuk u
tërhoq por provoi përsëri duke shpresuar ta merrnin në marinën
detare. Përsëri u refuzua për shkaqe shëndetsore. Refuzimi i dytë e
bëri Xhon Kenedin edhe më të vendosur. Ai filloi ushtrimet fizike për tu fuqizuar dhe kjo e ndihmoi të fitonte. Xhon Kenedi kërkoi
menjëherë t’i jepej detyrë luftarake. Në fillim të vitit 1943 ai u dërgua në ishujt Solomon në Pacifikun e jugut në komanden e PT 109.
PT 109 ndërmorri me sukses reth 30 sulme kundër anijeve japoneze
deri në mëngjesin e 2 gushtit të vitit 1943 kur gjatë patrullimit u godit nga një destrojer japonez dhe shpërtheu në flake. Dy vetë nga personeli i anijes u zhdukën pa lënë gjurmë, të tjerë u plagosën e po luftonin për jetën. PT 109 e shkatërruar u mbyt. Xhon Kenedi mundi t’i shpëtojë shokët duke i nxjerrë në një ishull të braktisur duke notuar në një largësi prej tre mile . Për heroizmin e tij Xhon
Kenedi u nderua me medalje. Dikush e pyeti se si u bë hero. Ai u
përgjigj: “Shumë thjesht, anija jone u godit nga japonëzet.” Heroizmi i tij për shpëtimin e shokëve të tij të luftës u bë frymëzim për filmin artistik me titull “PT 109”.
Për cilindo detyrimi ushtarak mbyllej aty, por me Xhon Kenedin
ndodhi e kundërta. Lufta nuk kishte mbaruar dhe ai kërkoi të kthehej sërish në detyrën luftarake edhe pse në kushte shëndetsore të pafavorshme. U kthye përsëri në detyrë në Pacifik. Në pranverën e vitit 1944 u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni në shtyllen
kurrizore. Atë fundjave që po linte spitalin, në Gusht 44, i erdhi lajmi që vëllai i tij i madh, Xho, ishte vrarë duke fluturuar mbi Belgjikë në një mision luftarak. Avioni i ngarkuar me eksplozion kishte shpërthyer para se të arrinte objektivin dhe trupi i Xho Kenedit dhe ndihmësit të tij nuk u gjetën kurrë. Xhon Kenedi u mpi. Xho kishte luftuar e fituar beteje pas beteje. Xho-ishte ideali i tij. Ishte ai në gjurmët e të cilit Xhon Kenedi kishte ecur që në fëmijëri. Xho ishte lider, ishte ai tek i cili familja kishte mbështetur shumë shpresa.
Pas vdekjes se Xho-s ai vënd u hap për Xhon Kenedin.
(Vazhdon)
Nga libri im “Udhëtim në Historinë e Amerikës”, botuar ne 2003, ribot.2006, dhe ne Prishtine ne 2010.
May be an image of 1 person and standing
17
2 Comments
Like

Comment


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *