Restaurimi i Qendrës Historike/ Kumbaro: Vlora një nga polet më të rëndësishme turistike

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka inspektuar punimet që po kryhen në Qendrën Historike të Vlorës, ku u shpreh se pas përfundimit të projektit kjo zonë do të kthehet në një destinacion të rëndësishëm për turistët.

“Një qendër të re turistike e komerciale në Vlorë, i cili nuk është vetëm mure e fasada, punimet dotë përfshijnë rrjetin inxhinierik e ujësjellësit, bashkëpunim i bashkisë e fondacionit me qëllim që kjo të kthehet në qendër komerciale turistike. Vlora është nga polet më të rëndësishme turistike”.– u shpreh ministrja Kumbaro.
Programi i qeverisë shqiptare, që udhëhiqet nga Ministria e Kulturës, për rijetëzimin e qendrave historike dhe kthimin e tyre në pole jo veç tërheqëse për turistët por dhe për t’i dhënë hov zhvillimit ekonomik të zones ka filluar të japë japë frytet e veta.
Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike‐historike që mbart: rruga “Justin Godard”.

Rruga Justin Godard ka qënë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes së Pavarësisë Kombëtare. Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek Sheshi i Flamurit, kurse ana lindore në Lagjen Partizani në drejtim të Babicës ku ka shumë foto të hyrjes së luftëtarëve më 1920. Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik. Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, “lagjja e hebrenjëve”, klubi “Laberia” dhe ish-Sinagoga. Në fund, nga ana lindore ka qënë dhe xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit. Rruga ka patur disa ndërtesa shoqërore në shekullin e XIX, si një sahat (kullë) dhe Posta e qytetit. Kompleksi e ka marrë emrin nga juristi i njohur francez Justin Godard, i cili ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919. Godard ka qenë mik i shqiptarëve dhe ka ndihmuar dhe me fonde ekspeditën e arkeologut Leon Rey në Apolloni.

Ky projekt bëhet i mundur falë bashkëpunimit teknik dhe financiar me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, sipas të njëjtit model me të cilin është punuar për rijetëzimin e Pazarit të Korçës, të Krujës, Gjirokastrës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *