Rama mban fjalën/ Eriglisa nga komuniteti rom, nga sot këshilltare e ministrit për Çështjet Sociale

Eriglisa, një e re nga komunitetit egjyptian tregoi historinë e saj dhe peripecitë me të cilat është ndeshur ajo dhe familja e saj në përballje me varfërinë dhe drejt rrugës së arsimimit. Eriglisa kërkoi po ashtu një shans për të festuar dhe dhurata për fëmijët rom dhe egjyptian që ndjekin kopshtin, ku ajo është edukatore.

Kryeministri i pranishëm në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Klan ditë më parë, e siguroi se do të shkonte bashkë me Eriglisën për të shpërndarë dhurata dhe për të festuar Vitin e Ri me fëmijët e komunitetit rom dhe egjyptian.

Ai po ashtu i ofroi asaj pozicionin e punës së këshilltares së Ministrit për Çështjet Sociale. Sot kreu i qeverisë me një status në Facebook, i ka uruar mirëseardhjen Eriglisës në ekipin e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Viti i ri i punës nisi sot në mëngjes, me mirëseardhjen e Eriglisës në ekipin e Ministres së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale,” shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *