Pyetje që kërkojnë një përgjigje!

Eva Kushova
Jemi shoqeri siperfaqesore qe kerkojme te mbyllim çdo plage me hartime dhe mllefe facebook-iane. Ja u ndihmua familja e 20 vjecarit fatkeq per te bere varrimin dhe familja e tij per te mbijetuar, a e zgjidhem vertet problemin? A mundemi si shoqeri te hapim nje debat te forte qe ngjarje te tilla te mos perseriten dhe pergjegjesit te mbajne pergjegjesi?
Jane disa pyetje qe dalin nga keto ngjarje tragjike te diteve te fundit:
1. A mban pergjegjesi Ministria e Turizmit per çorapin qe ka krijuar me lejet e shrytezimit te plazhit?
2. A eshte e drejte plazhi te jepet ne kete menyre cdo vit, kur une si qytetar dua te ve cadren time ku te dua te mos me debojne te ashtuquajturit pronaret e detit?
3. Kush perfiton rryshfet nga ndarja e vendeve te plazhit cdo vit, a u shkarkua njeri qe u jep njerezve te njejtat harta shfrytezimi duke i futur lufte?
4. A duhej ndihmuar gjate pandemise biznesi turistik qe te mos shpertheje babzia kete vere, ne cmime e sherbime per te rikuperuar humbjet e vjetshme?
5. A ka inspektoriat pune te kontrolloje bizneset jo vetem ne plazh, po ne mininere e kudo si paguhen si trajtohen te rinjte, a shfrytezohen, a u jepet page dinjitoze, dite pushimi?
6. A eshte e drejte qe shteti te veproje ne menyre selektive, ku dikush qe ka pushtet prapa, mban muziken lart thyhen cdo rregull pandemie per popullimin dhe si hyn gjemb ne kembe, por ligji mbahet ne fuqi dhe i tundet dikujt tjeter per ta gjobitur?
Mungesa e shtetit, qe duhet te rregulloje ne kohe cdo menyre te beri biznesi, dhe te jete i barabarte dhe strikt per te gjithe, ka bere qe besimi te strukturat te jete zero, shteti te konsiderohet si gjobvenes, dhe njerezit te marrin vete ne dore fatet e tyre per t’i zgjidhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *